Vetura e shtetasit shqiptar del nga rruga në Prizren, humb jetën bashkudhtari kosovar
Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Prizren. Ai ishte pasgjer në veturën e një shtetasi shqiptar, e cila doli jashtë rruge.
Prizren 22.01.2023-04:55. Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.