Pikëllohet Lutfi Haziri pas ndarjes nga jeta të mësuesit Ismet Zylfiu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka ngushëlluar familjen Zylfiu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ismet Zylfiu.

Haziri ka vlerësuar lartë veprën e tij, duke thënë se mësuesi Ismet edukoi shumë gjenerata.

“Na paska lënë veterani i arsimit e aktivisti i LDK-së në Gjilan që prej themelimit, Ismet Zylfiu. Do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim, pasi edukoi shumë gjenerata, të cilët sot janë profesionistë të fushave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zylfiu, kolegëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar ai./mediafokus.info/