Pireva takon përkrahësit e tij në Llabjan e Llajshec

Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Avdi Pireva, ka takuar sot përkrahësit e tij dhe të subjektit politik që i takon në Llajshec e Llabjan, ku ai ka shpalosur prioritetet e tij në interes të qytetarëve dhe ka dhënë premtime që do t`u përmbahet atyre.

“Bashkë me Ajet Avdylin nga mërgata jonë, kandidat me nr 83 ne listën tonë, po vizitojme secilin cep të Kosovës, po flasim shtruar e hapur me të gjithë, duke treguar përparësitë tona si listë e si program që e prek secilin qytetar.

Vizituam disa fshatra, e u ndalem edhe ne Llajshec e Llabjan.

Falenderimi i veqantë per Bujar Ramadanin per lobim e mbeshtetje te jashtezakonshme për LDK-në e për kandidatet me nr. 1 , 68, 83. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Pireva.

Avdi Pireva garon në listën e LDK’së me numër 68./Mediafokus.info/