Plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Para pak çastesh në lagjen Gjorçe Petrov, te rrethrrotullimi në afërsi të kishës ka ndodhur një konflikt i armatosur. Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektor i MPB-së me iniciale Z.R.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, raporton tetovasot.com

Polici i plagosur me iniciale Z.R, fillimisht ka qenë në makinën e tij “Mercedes” përderisa kanë ardhur sulmuesit me makinë tjetër “Golf”, të cilët kanë shtënë drejt Z.R dhe kanë ikur.

Z.R ka marrë plagë në këmbë dhe vetë ka shkuar në spitalin 8-shtatori ku ka marrë ndihmën e parë.

“Rreth orës 16:40 është paraqitur se në Shkup tek rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov, në afërsi të kishës, një person me makinë “Golf”, ka shtënë drejt makinës “Mercedes”, Brenda së cilës ndodhej zyrtari policer Z.R. Sipas informacioneve të para Z.R ka pësuar lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit “8-shtatori” ku i është dhënë ndihma e parë”, thuhet në reagimin e MPB-së.