Plasin skandalet në Për’puthen, largohet edhe Arbëri

Emisioni më i ndjekur në Shqipëri dhe jashtë saj, Për’puthen, ka filluar të shpërputhet, pas skandaleve dhe prapa skenave që dolën në dritë ditëve të fundit, nga vetë pjesëmarrësit e larguar.

Konkurrenti që ka vendosur të lërë programin, pas ikjes së shumëpërfolur të Fation Kuqarit, është Arbër Aruci, i cili vendimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory.

Teksa argumenton se po largohet nga emisioni për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë, nuk mungon edhe një fjali thumbuese e tij, lidhur me situatën kaotike të shkaktuar në emision, pas publikimit të fotografive të Teas me Beartin.

“Përshëndetje miqtë e mi, dua të bëj një njoftim për të gjithë ju që më keni ndjekur dhe mbështetur deri tani. Kam vendosur të mos jem më pjesë e emisionit për arsye personale të disa angazhimeve dhe detyrave shumë të rëndësishme, të lëna pezull jashtë Shqipërisë”, shkruan Aruci ndër të tjera.

Më tej shton:

“Shyqyr që dola single unë, më pa Zoti”.

Kujtojmë se ditën e djeshme, rrjeti u pushtua nga fotot e Teas ku shihej duke u puthur me Beartin. Këto falte dolën në dritë, ende pa u mbushur një javë nga dalja e Teas dhe Andit, nga programi pasi u tha se u “Për’puthën”.

Por pas këtij skandali, Andi tregoi të vërtetën e tij. Ai tha se i ishte kërkuar nga produksioni të dilte çift me Tean, ndërsa ai vetë ka dashur të largohej me kohë por nuk e lejonte kontrata, që e quante të frikshme, shkruan panorma.com.al

Po ashtu ai akuzoi produksionin për shfrytëzim të imazhit të tij.