Po punojmë ditë e natë për marrëveshje me LDK, thotë Kurti
Kryeministri në ardhje i Republikës, Albin Kurti, pas regjistrimit si deputet i Kuvendit, ka thënë se po punojnë ditë e natë për të arritur marrëveshjen e koalicionit me partinë e Isa Mustafës.
“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur t’i kemi rezultatet konkrete, do të ju informojmë”, tha Kurti.
Ndryshe, marrëveshja mes LVV dhe LDK për bashkëqeverisje ka ngecur, për shkak se LDK po këmbëngulë për postin e presidentit të vendit, ndwrkaq partia e Albin Kurtit po e refuzon një gjë të tillë.

