Poeti Avdush Canaj mbushë 71-vjet
Poeti Avdush Canaj, njëri nga penat më të dashura për të vegjëlit, ka mbushur 71-vjet. Ai është një libër me faqe të arta.
Përndryshe, Avdush Canaj është një poet, prozator dhe gazetar i njohur nga Gjilani, i lindur më 12 qershor 1955, në Koretin.
Ai është një nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Kosovë, me një krijimtari që shtrihet në më shumë se katër dekada.
Në vitin 1977, ai u punësua gazetar në Televizionin e Prishtinës, në programin për fëmijë.
Në vitin 1983, gjatë shërbimit ushtarak në Sarajevë, u dënua me pesë vjet burgim të rëndë nga autoritetet jugosllave, për shkak të veprimtarisë së tij intelektuale dhe atdhetare.
Pas vuajtjes së dënimit, ai u rikthye në RTK, ku vazhdoi punën në programet për fëmijë.
Avdush Canaj është autor i shumë librave, përfshirë poezi dhe prozë për fëmijë dhe të rinj.
Disa nga titujt e tij më të njohur janë: Gjeneral pa epoleta (1993), Lepurushi i çokollatave (1994), Gonxhe nga Jupiteri (2000), Zogu në derë (2003), Peshku me pizhame (2008), Mollët me syze (2010), Dallëndyshet e gjumit (2011), Fluturat me sandale (2013), Ylli pikturon ëndrrën (2015), Buzëqeshje prej dielli (2019), Një yll të pret (2020) dhe të tjerë.
Për punën e tij krijuese, Avdush Canaj ka marrë shumë çmime letrare dhe është vlerësuar si një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Kosovë.
Kritika ka theksuar se ai është një poet i rrallë, me një stil të veçantë dhe një botë artistike të pasur dhe të ngrohtë./Mediafokus.info

