Poetja që recitoi në inaugurimin e Bidenit i duket e dyshimtë një roje, e ndjek pas
Amanda Gorman, poetja që u vlerësua lart për performancën e saj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se është ndjekur nga pas deri në shtëpi nga një rojë që i ka thënë se dukej e dyshimtë.
Sipas saj, incidenti që i ndodhi të premten në mbrëmje është emblemë e realitetit të vajzave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. “Një ditë quhesh ikonë, ditën tjetër kërcënim”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
“Një rojë sigurie më ndoqi gjatë rrugës për në shtëpi. Më pyeti nëse jetoj këtu, sepse i dukesha e dyshimtë. Ia tregova çelësat dhe u futa në shtëpi. Ai u largua, pa kërkimfalje”, thuhet në postimin e saj në Twitter.