Polici kosovar vret veten para stacionit policor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:56 në rajonin e Gjilanit, ku një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se polici i cili e ka kryer vetëvrasjen është Reshat Hoda nga Gjilani.

Siç ka mësuar gazeta, aktin polici e ka kryer me armë zyrtare, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu.

Kadriu tha se polici dyshohet se kishte përdorur armën zyrtare në rast, ndërsa menjëherë ekipet policore por edhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ajo çka mund të them tani është se dyshohet se një zyrtar policor me armë zyrtare ka kryer vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit policor në Ranillug”, ka thënë Kadriu.