Policia e Kosovës e detyron një serb të heq bluzën me mbishkrim nacionalist

Policia e Kosovës, si çdo vit tjetër, është kujdesur për rendin në festën e serbëve në Gazimestan. Policia s’ka lejuar që të futen brenda pelegrinët që mbajnë mbishkrime nacionaliste, derisa ata që kishin veshur bluza me mbishkrime të tilla u detyruan t’i heqin.

T7 ka sjellë pamjet e njërit prej tyre i cili heq bluzën dhe shihet teksa debaton me policët kosovarë.

Të njëjtat skena janë parë edhe gjatë festimeve të viteve të kaluara.