Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në rrugën Uglar-Malishevë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet, që ndodhi në fshatin Uglar të Gjilanit, ku humbi jetën një shtetase shqiptare.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë lënduar.

“Rr. Uglar-Malishevë, Gjilan, 24.06.2021-04:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit humb kontrollin mbi automjet duke përfunduar në lum. Si pasojë e aksidentit, humb jetën pasagjerja, femër shqiptare, shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarit janë në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.