Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë, ku vdiq togeri i policisë

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi dje në Kamenicë, ku vdiq togeri i Policisë, Agim Maliqi.

Sipas policisë, nga ky aksident ka mbetur i lënduar rëndë edhe pasagjeri, i cili po trajtohet në QKUK, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Rogone, Gjilan 26.06.2023 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet (njëra e PK-së) me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit, pasoja fatale ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor.

Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.