Policia jep detaje për dy aksidentet me fatalitet që ndodhën në afërsi të Gjilanit

Policia e Kosovës ka dhënë detja për dy aksidente të ndara me fatalitet që ndodhen në afërsi të Gjilanit, në qarkun kohor brenda 3 ditësh, ku humbën jetë dy persona, njëri i moshës 77-vjeçare dhe tjetri 32-vjeçar.

Aksidenti i parë ka ndodhur më 21 maj 2021, rreth orës 15:00.

Zëdhënësi rajonal i Policisë, togeri Ismet Hashani ka thënë se dyshohet që aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i veturës “Pezho” duke tentuar të kyqet në rrugën kryesore, është ndeshur me kamionin “MAN” i cili ka qene duke levizur ne rrugen kryesore. Me këtë rast, lendime trupore peson drejtuesi i veturës (1944), i cili si pasoje e plagëve nderron jetë në QE në Gjilan.

Kurse aksidenti i dytë, po ashtu me fatalitet ka ndodhur më 24 maj 2021, rreth orës 18:33.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur automjeti “Golf “me tabela 06, i cili ka qenë duke lëvizur në drejtimin Pasjan-Gjilan, është ndeshur me veturën “Astra” me tabela 06 e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojë lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në të dy veturat. Drejtuesit B.F. (1989) i jepet ndihma e parë në QE-Gjilan dhe pastaj transferohet për në QKUK, kurse të lënduarit tjerë lirohen në shtëpi. B.F. (1989) edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, shkaku i plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, ka thënë Hashani.