Policia jep detaje për vdekjen e një personi në aksidentin e mbrëmshëm në Gjilan
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Kamenicë ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rr. Gjilan–Kamenicë, 30.04.2022-19:00. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin VW kombi për arsye të pa njohura del në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe godet veturën Lada Riva të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima është dërguar ne Qendrën emergjente të Gjilanit pa shenje jete, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri mashkull kosovar i cili pas marrjes se tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. I dyshuari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.