Policia jep detaje të reja rreth djegies së veturës së Mefail Bajqinovcit

Ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur dje vetura. Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24-orësh rreth këtij rasti.

Këtu thuhet se zjarri ka kapluar dy vetura që ishin të parkuara në rrugën “Nora e Hoti”.

“ Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.