Policia jep më shumë detaje rreth aksidentit në Viti ku humbi jetën një 21-vjeçar

Një 21 vjeçar nga fshati Mogillë i komunës së Vitisë, siç kemi njoftuar mbrëmë, ka humbur jetën, pas një aksidenti me traktor në fshatin Vernakollë.

Policia e Kosovës ka dhënë sot më shumë detaje rreth këtij rasti tragjik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me date 17.05.2020 rreth orës 17:45, Policia e Kosovës stacioni policor në Viti, kanë pranuar një informatën se personi Shqipetarë shtetas i Kosovës lindur me 1999, për derisa ishte duke drejtuar traktorin e tij rrugës për Vernakollë, komuna Viti, me qëllim që të shkoj për të marr dru, i njëjti ka pësuar aksident me ç’rast eshte rrokullisur me traktor jashtê rrugës dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Famijar, dhe ekipe mjekësore, dhe zjarrfiksit kanë dalë ne vend te ngjarjes për t’i dhanë ndihmë. I njëjti menjëherë ështê dërguar ne shtëpinë e shëndetit në Viti, dhe me pas per emergjencën e Gjilanit, gjatë rrugës fatëkeqësishtë mësohet se i njëjti ka ndërruar jete si pasojë e plagëve të pesuara në aksident. Lidhur me kete rast eshte njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin të rastit “Vdekje Aksidentale“, ndërsa trupi i pajete me urdhër te prokurorit i lejohet familjareve për ceremoni mortore dhe rasti mbetet të hetohet, thuhet në raportin e policisë. /mediafokus.info