Policia jep njoftimet e para rreth vrasjes në Fushë Kosovë
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka sqaruar rrethanat e vrasjes së rëndë në Fushë Kosovë.
“Rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjajres edhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai. raporton express.
“Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40-vjecar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin“, ka thënë ai.
“Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjecar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhje familajre. Nuk mund t`i themi rrethant dhe nuk mund të falsim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatua si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t`i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast.”

