Policia ndaloi një ‘luftë’ të organizuar mes nxënësve në Shkup
Një numër i madh i nxënësve u mblodhën mbrëmë në qendrën tregtare “Biser” në aerodrom për një “përleshje të organizuar”, raporton TS.
Sipas dëshmitarëve okularë, në “luftën e organizuar” u shfaqën më shumë se 300 fëmijë, por për fat të mirë policia reagoi shpejt dhe shpërndau grupet, duke parandaluar incident më të madh.
Nga disa foto të shpërndara në internet, shihet numri i madh i policëve rreth qendrës tregtare.
Rrahjet e organizuara” po marrin vrull kohën e fundit. Në muajin e kaluar disa grupe janë përleshur disa herë në lagjen e Dibrës dhe video e këtyre incidenteve është publikuar edhe në rrjetet sociale.
Prindërit janë të shqetësuar për këtë prirje dhe kanë frikë se fëmijët do të përfundojnë të lënduar.

