Populli i Kosovës i shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve amerikanë
Agim Rexhepi
(Kjo letër publike e përkthyer në gjuhën angleze do tu dërgohët shum personaliteteve të larta në Shba.)
I nderuari President I Shba Donald Trump
I nderuari President Bill Clinton
I nderuari President George W. Bush
I nderuari President Barack Obama
Të nderuar Senator, Kongresist, zyrtar të lartë të Departamentit të shtetit të SHBA.
Të nderuar përfaqësues special të Presidentit e Departamentit të shtetit Richard Grenell e Mathew Palmer.
I nderuari Ambasador Philip S. Kosnett
I dashuri qytetar I SHBA.
Populli I Kosovës me shqetësim po i përcjell deklaratat e zyrtarve të lartë të Shba për veprimet që do I ndërrmerr ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
Po e themi publikisht që një mas e tillë edhe nëse merret nga Qeveria e Kosovës nuk do të ketë efekt pozitiv që Serbia të sillet normalisht si shtet/ta njoh realitetin e ri në Kosovë dhe të sillet si shtet kokulur pasi ka ba gjenocid ndaj popullit të pambrojtur shiptar e popujve të tjerë të Ballkanit por do të vazhdoj me avazin e vjetër premton por nuk realizon, i realizon premtimet pjesërisht apo gjen formë e modus për mos me implementu marrveshjet e arritura apo dakorduara ashtu si edhe ka vepru gjatë historis, andaj apeloj tek Ju I nderuari President, të nderuar Senator, Kongresist e zyrtar te lartë që ta keni parasysh faktin që Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë ndërsa populli shqiptar është aleat I juaji.
Unë si qytetar e themelues i shoqatës “Miqtë e Amerikës” më 2004 deklaroj e njekohesisht I shprehi mendimet e shqetësimet e shum aktivistve, simpatizantve e bashkombasve të mi, dhe pasi që kemi vepru besoj me shum sukses në ruajtjen e avancimin e miqesisë Kosovë-Shba, ia japim vetes të drejtën me u drejtu e me kërku nga Ju që deklaratat e juaja të jenë më të matura pasi që shqetsimi I qytetarve është shum I madh ngase nuk e kan prite dhe se për këtë do të gëzohet shum Serbia, Rusia e besoj Kina e Irani e disa vende që nuk e kan njoft Kosovën shtet dhe pasiqë jam shum I sigurt që nuk e keni këtë qëllim gjeni form tjetër.
Besoj që është shum me randësi ta potencoj që gjat këtyre gadi 16 viteve aktivitet nuk e kemi shpenzu asnje cent të marrë nga taksapaguesit amerikan.
Ne me organizimet e veprimet e shumta kemi tregu respekt dashuri e mirënjohje dhe kështu kemi dërgu mesazhe njerzore e politike se NE (populli), jemi të vetëdijshëm për krejt ate që keni bërë për popullin tonë jo vetëm gjatë këtyre viteve por gjatë historisë.
Për këtë arsye kemi bërë qindra mijëra orë pune vullnetare së bashku me aktivistët, qytetarët e Institucionet.
Për 16 vite askush asnjëher nga ne nuk është pagua, çdo gjë është bërë në baza vullnetare në borë e shi, natë apo ditë pa shiqu a është dit pune apo vikend.
Kemi botu me miliona cop printime të ndryshme për këtë qëllim.
Deri tani kemi mbajt më shumë se 50 ligjerata nëpër shkolla anekand Kosovës me temën “Ruajtja dhe avancimi I miqësisë Kosovë-SHBA”- aktiviteti vazhdon.
Kemi organizu 5 konkurese publike për nxënës me ese për SHBA-në, me shpërblime monetare për nxënës në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Kemi organizu më shum se 15 vite organizime me qellim të festimit të 4 korrikut (Garda Ceremoniale e FSK çdoher e ka ngrit flamurin amerikan për nder të kësaj date).
Kemi organizu në forma të ndryshme respekt për viktimat e 11 shtatorit (Garda Ceremoniale e Policisë së Kosovës më shum se 10 vite e ka ulë në gjysëm shtize për këtë date flamurin amerikan).
Ne aktivitet rregullisht kan marr pjesë emergjenca, zjarrefikësat, ndihma e parë, policia, nxënësit, qytetarët…
U kemi dhuru me dhjetêra mijëra flamuj amerikan qytetarve jo vetëm ne Kosovë.
Kemi vepru e do të veprojm edhe në të ardhmen.
Të nderuar jemi të vetëdijshëm qe strukturat udhëheqëse të Kosovës jo vetëm tani por shpesh edhe në të kaluaren nuk kan qenë në nivelin e duhur me dashje apo pa dashje, me dije apo nga mosdija, por deklaratën e fundit të Senatorit David Perdue, se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA’ja duhët të rishqyrtojë praninë ushtarake dhe pasiqë në ndërkohë një qëndrim të tillë e kanë përkrah edhe Richard Grenell e Robert O’Brien e ku djali i Presidentit Trump, ishte edhe më decidiv se “është koha që forcat amerikane të kthehen në shtëpi”, e ndaj të cilave deklarata së paku deri tani Qeveria aktuale në Kosovë nuk ka reagu ashtu si duhët apeloj tek Ju të nderuar që zgjidhjen ta bëni ashtu që nuk do I dëmtoni interesat strategjike të Kosovës për hirë të kapricive e interesave të individve kushdo që janë ata si dhe të deklaroni publikisht që teritorialiteti I Kosovës nuk do të vihët në dyshim asnjë her pasiqë Ju jeni sponzorizuesi I këti shteti me këta kufi e këtë popullsi.
Më qensorja është se Ju çdoher duhët të llogarisni në NE/popullin e Kosovës si aleatin më besnik në rajon.
Edhe pse me masat/sanksionet/, ekonomike që do ti ndërmerr Shba ndaj Kosovës z. Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Presidenti Donald Trump, e ka njoftu z. Kurtin se do të bllokohën 50 milionë eurot e MCC’së, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit, ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera (sipas Gazetës Express), ky së paku deri tash nuk veproi andaj në këtë mënyrë do ta demtojn shumë ekonomikisht Kosovën por dëmi moral do të jetë shum më I madh.
Të nderuar do kërkoja nga Ju që nëse ka mundësi të gjeni forma tjera që ti bani presion Institucionit udhëhqës e mos të pësoj popullsia e pafajshme, ngase siq jeni të njoftum me shumë se 85 e popullsis shqipëtare jo vetëm në Kosovë jan Pro amerikan.
Po e ripërsëris se Kosova është plotësisht e përkushtuar për paqe, ndërsa Serbia nuk është, who është kah bënë ekzibicione politike.
Besoj që e dini por po e theksoj që Kosova gjatë historisë nuk ka bërë asnjë luftë ekspansioniste rregullisht e ka mbrojt pragun e shtëpisë e teritoret e veta (me shumë se gjysma e territorit gjat historise jo të largët na është marrë me dhunë, duke e masakru popullsin e pafajshme.
Janë vra, djeg, dhunu, masakru e plaqkit gra, fëmije pleq e qytetar të teritoreve në Kosovën Lindore, Sangjak, Nish, Leskovc, Preshevë, Bujanoc në Maqedoni e në Mal të Zi.
Andaj as mos të mendohët se Kosova nuk është e përkushtuar për paqe përkundrazi është dhe ate shumë, poashtu pavarësisht dëshirës sonë me qellim të tregimit respekt për SHBA e aleat jemi dakord për me hjek taksën por me një kërkes decidive nga ju ndaj Serbisë që ta njof Kosovën shtet e të ndal fushatën e çnjohjeve, të pranohet nga ajo antardimi I Kosovës në OKB, të bëhet kthimi I të gjithe viktimave të pagjetur dhe Serbia të kërkoj falje për gjenocidin e bërë( e di që do ketë shum rezistenc).
Në fund po e theksoj që miqësia me SHBA nuk do të prishet për asnjë individ çfardo posti që zotron, partie apo grupacioni.
Zoti i bekoftë dy popujt tanë!
Agim Rexhepi themelues – kryetar
Shoqata “Miqtë e Amerikës”

