Pranverat nuk ishin më kurrë njësoj prej se ti ike nga kjo botë
Gazetari kosovar, Ukshin Zajmi, iku nga kjo jetë para pesë vitesh. Djali i tij, Mentori ka bërë një dedikim në këtë përvjetor.
Erdhi edhe ky përvjetor i hidhur! Erdhi përsëri dita që ne të shkruajmë për mungesën tënde, të cilën e ndjejmë në çdo çast.
Vdekja të mori, duke na lënë pas vetëm kujtimet e bukura që i kishim me ty.
Pranverat nuk ishin më kurrë njësoj prej se ti ike nga kjo botë.
Ti fluturove me engjëjt në një ditë të bukur pranvere, si për të na treguar se gjërat e bukura zgjasin shkurt e kujtimet mbesin të pashlyeshme.
Ishe krenaria dhe gëzimi i familjes, do të mbetesh i paharruar në mendjet e zemrat tona.
Të përkujtojmë me mall: djali Mentori, reja Luma dhe nipat Melosi e Roni!
Ukshin Zajmi ndërroi jetë në Gjilan, në moshën 70-vjeçare.
Zajmi ka punuar për disa vite gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP), derisa pushteti i dhunshëm serb i dëboi shqiptarët nga mediumi publik.
Duke qenë i dashuruar në profesionin e gazetarisë, pas largimit nga RTP, Ukshini ka punuar e bashkëpunuar me gazeta, revista e mediume të ndryshme, përfshirë edhe televizionin lokal TV MEN.
Për shkak të angazhimeve të tij në strukturat e mbrojtjes civile, në vitin 1994 ishte arrestuar dhe dënuar me katër (4) vite burgim nga pushteti serb. /Mediafokus.info

