Presidentët: Kush e ofroi veshkën për Thaçin e kush e kishte ofruar mushkërinë për Rugovën?

Qytetarët e Anamoravës po tregohen solidarë me presidentët e Kosovës, shkruan portali mediafokus.info.

Ndoshta nuk ju kujtohet, por ishte një gjilanas që kishte ofruar mushkërinë e tij për presidentin Rugova, kur ai ishte diagnostifikuar me kancer.

Ai ishte Fehmi Haziri, tani i ndjerë, një mjeshtër makinash të rrobaqepësisë.

Fatkeqësisht, presidenti Rugova nuk arriti ta mposht kancerin.

Ndërkaq, tani, një banor tjetër i Anamoravës, kësaj here nga Vitia ka ofruar veshkën e tij për presidentin Thaçi, i cili u diagnostifikua me probleme të  gurëve në veshka.

Besim Rexhepi, qytetar nga Vitia, në profilin e tij në facebook është shprehur i gatshëm t’ia dhurojë veshkën Presidentit Thaçi.

Ai ka thënë se në rast se Presidenti Thaçi e ka të dëmtuar veshkën, ai mund t’ia dhurojë të tijën./mediafokus.info