Presidentja Vjosa Osmani ka një ndikim të rëndësishëm në botën politike
Mirishahe LIMANI HILER
Këmbëngulja dhe pragmatizmi i saj e kanë bërë atë një figurë femërore të vlerësuar nga të gjithë. Është e sigurt që liderët politikë arrijnë pjekuri gjatë ekseriencës së tyre profesionale, prandaj kjo e re ka arritur të bindë pas dhjetë vjet përvojë në parlament.
Ndryshimet e mentaliteteve në të gjithë botën kërkojnë kohë dhe barazia gjinore duhet të imponohet shumë shpesh për të zvogëluar hendekun në përfaqësimin e grave në politikë. Sipas shifrave të fundit, pak më shumë se 10% e vendeve në botë tani drejtohen nga gra. Pavarësisht nga një rritje prej 10% në 20 vjet, gratë politikane përfaqësojnë vetëm 20% të parlamentareve në botë.
Do të mbetet ende një rrugë e gjatë për të bërë para se gratë të luajnë rolin e tyre dhe të lënë gjurmët e tyre në mesin e udhëheqësve. Zgjedhjet e fundit legjislative në Kosovë, më 14 shkurt 2021, na japin shembullin e një vendi i cili jo vetëm që ka ndryshuar liderët politikë, por gjithashtu duhet të përgëzohet për vendin e grave në skenën politike ku përfaqësueset e zgjedhura përfaqësojnë tani 36.6% të një Asambleje Kombëtare të përbërë nga 120 anëtarë. Por të gjithë jemi dakord se gratë në politikë nuk janë ende një legjion, pasi vetëm 11% e 190 vendeve në botë kanë zgjedhur gratë si udhëheqëse të tyre.
Kush është Presidentja e Kosovës?
Ajo është një nga ato gra që janë edhe nëna dhe guvernatore, gra dhe udhëheqëse. Ajo është nga ato gra që demonstrojnë forcën dhe legjitimitetin e fuqisë femërore dhe shfaqin një inteligjencë të shkëlqyer dhe shumë të guximshme. Presidentja e re Znj. Vjosa Osmani Sadriu u zgjodh me më shumë se 300,788 vota nga 47% e pjesëmarrësve në këto zgjedhje. (Kosova ka një popullsi të vlerësuar prej 1.92 milion, që nga viti 2019).
Në vitin 2020, tri vendet e para në rrethin prestigjioz të 100 grave më me ndikim në planet, sipas revistës Forbes, u morën nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, shefja e Bankës qendrore evropiane Christine Lagarde dhe zëvendës presidentja e re amerikane Kamala Harris.
Po atë vit, një shumicë e madhe e Kosovës iu kthye me shpresë e shumë entuziazëm zonjës Osmani Sadriu, “duke e emëruar” Znj. Merkel e Ballkanit. Një grua e kultivuar, një mendje e shkëlqyer.
Këmbëngulja dhe pragmatizmi i saj e kanë bërë atë një figurë femërore të vlerësuar nga të gjithë.
E ardhur nga një klan i partisë së saj të vjetër, nga e cila doli me kokën lart dhe pa keqardhje, ajo u imponua me energjinë e saj të pakufishme dhe vullnetin e saj për të ecur përpara. Gjithmonë më e fortë! Ajo ka dëshmuar në shumë raste se “nuk i hanë fjalët e saj” dhe njerëzit e ndoqën duke i dhënë asaj besimin e tyre, veçanërisht gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare. Është e sigurt që liderët politikë arrijnë pjekuri gjatë ekseriencës së tyre profesionale, prandaj kjo e re ka arritur të bindë pas dhjetë vjet përvojë në parlament.
Pas ndjekjes së studimeve. Ajo studioi në Universitetin e Prishtinës ku mori një diplomë juridike në 2004. Më pas vazhdoi studimet në shkollën juridike të Universitetit të Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara ku fitoi një master në 2005 pastaj doktoraturë në 2015. Doktor në fushën e drejtësisë, Znj. Sadriu Osmani nuk zgjodhi të bëhej një avokate e thjeshtë në një zyrë në Prishtinë. Ajo zgjodhi të bëhej avokate për njerëzit e saj dhe hyri në politikë në moshë të re për të luftuar padrejtësinë.
Ajo ishte anëtare e parlamentit të Kosovës për 10 vjet, pastaj në vitin 2020 ajo u bë Kryetare e Kuvendit dhe Presidente (e përkohshme) e Republikës së Kosovës që nga nëntori 2020
Ajo kishte premtuar të ishte “një zë i fortë” për njerëzit e saj, pakicat dhe të varfërit.
Kjo avokate e specializuar, e njohur për një karakter të fortë, bëhet Presidente e Kosovës. Legjitimiteti i saj është konfirmuar nga një shumicë historike e votave që nga fundi i periudhës së luftës në vend.
Dhe karizma nuk është pasqyrim i aftësive. Vjosa i njeh mirë çështjet politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Ajo është e njohur përtej partisë së saj për zotërimin e saj të lëndëve, sensin e saj për kohën dhe analizën e saj strategjike. Përveç kësaj, ajo flet 5 gjuhë dhe është një oratore e mrekullueshme. Slogani i saj gjatë fushatës “Guxo” më së miri përshkruan luftën e saj kundër udhëheqësve të korruptuar. Kjo grua karakterizohet jo vetëm nga një inteligjencë, por edhe nga një guxim për të qenë “vetëm kundër të gjithëve”, kundër të gjithë atyre që e drejtuan vendin në drejtim të shkatërrimit që nga përfundimi i luftës, veçanërisht që nga pavarësia e tij në 2008.
Slogani i saj ka bërë një jehonë të madhe në vend, njerëzit janë inkurajuar më shumë se kurrë dhe kanë guxuar të ndryshojnë. Ata u kthyen shpinën ish-omandantëve të luftës, të paaftëve për politikë, ata guxuan të zgjedhin lirshëm dhe duan njerëz të rinj në skenën politike të vendit më shumë se kurrë.

