Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tetë të dyshuarve për ‘mashtrim’ dhe…

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë (8) të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z.

Ata dyshohen për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së, thuhet në njoftumin e Prokurorisë.