Prokurorja Fatime Fetai doktoroi në fakultetin juridik në Shkup
Prokurorja Publike Fatime Fetai ka bërë të ditur se ka marë titullin Doktor Shkencash, pas mbrojtjes së tezës së doktoraturës me temën “Argumenti kryesor në praktikë – sfidat dhe dilemat” në Fakultetin Juridik “Justinian Prima”, përcjellë ts.
Përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, në mbrojtje e temës ishin të pranishëm dhjetëra kolegë – gjyqtarë, prokurorë, avokatë.
Me mbrojtjen e disertacionit, Fetai mori titullin më të lartë akademik – doktor shkence.
Fetai tani është anëtare e Prokurorisë së Lartë-Shkup, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike në ekipin e Katica Janevës.

