Pronari i kompanisë kosovare shpërblen punëtorët me pagën e 13-të

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ka bërë të ditur se ka shpërblyer punëtorët e kësaj kompanie me pagën e trembëdhjetë, duke dhënë shembullin e trajtimit të punëtorëve në mënyrë më të dinjitetshme.

Postimi i plotë dha pa ndërhyrje i Pirajt:

Sot me lejen e Allahut e ekzekutova pagën e 13’të!

Faleminderit Zoti im që po na mundëson një ndjenjë kaq të mirë që është një prej çasteve më të lumtura të jetës sime!

Kompania jonë sivjet më 4 Korrik e ka pas përvjetorin e 30’të të fillimit të punës në prodhim të suxhukut, duke e pas parasysh situatën në vend, kam vendosur që të heq dorë nga manifestimi të cilin kemi filluar ta përgatisim dhe një shumë prej 5000EURO të ndaj për familjet në nevojë, do të festojnë njëherë tjetër.

Shpresoj që Zoti im të jetë i kënaqur me punën dhe veprat tona!
#Elhadulilah