Protestë në Gjilan në përkrahje të 18-vjeçarit që u keqtrajtua nga policia

Dy ditë më parë në media u raportua për një rast të dhunës që kishte ndodhur brenda Stacionit Policor në Prishtinë, në vitin 2018, ku nga video-inçizimi shihej se si një zyrtar policor ushtronte dhunë mbi një 18-vjeçar.

E lidhur me këtë, në shenjë revolte, u protestua nga shoqëria civile në Gjilan, pikërisht para stacionit të policisë në këtë qytet.

Kështu ka bërë të ditur njëri nga pjesëmarrësit e kësaj proteste, Ensar Shaqiri, i cili ka thënë se ky është një nga rastet që është publikuar, por të gjithë, sipas tij, kanë njohuri edhe për shumë raste të tjera të keqtrajtimit, dhunimit fizik e psikik nga ana e Policisë së Kosovës.

“Ne si shoqëri civile, kërkojmë drejtësi për Leotrimin, kërkojmë dënim për policin dhunues dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij”, shkroi ai./Mediafokus.info/