Pse u lavdërua Gjilani në Këshillin e Sigurimit të OKB’së?
Viteve të fundit, Gjilani ka bërë hapa të rëndësishëm në kultivimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik.
Fillimisht, u organizuan disa takime të përbashkëta, ku morën pjesë prijësit fetar të komunitetit mysliman, katolik, ortodoks e protestant.
Ndërkaq, me iniciativë të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, në shenjë simbolike për promovimin e tolerances e paqes, u bënë bashkë priftërinjë e hoxhallarë, për ta pastruar kishën Shën Ana dhe xhaminë Mulla Idriz Gjilani, në fshatin Dunav të Grykës së Karadakut.
U restaurua kisha ortodokse serbe Shën Nikolla, sikur që bashkë me të parin e qytetit, prijësit e të gjitha konfesioneve fetare, pastruan varrezat e përbashkëta të qytetit dhe mbollën fidane atje, shkruan portali Mediafokus.info.
Krejt këta hapa nuk kaluan pa u vërejtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi special i sekretarit gjeneral të OKB’së, Zahir Tanin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e pati paraqitur gjendjen reale të paqes, tolerancës e bashkëpunimit në mes komuniteteve.
“Në tremujorin e fundit pata mundësinë ta takojë kryetarin e Komunës së Gjilanit, zotëri Lutfi Haziri. Unë kam vërejtur zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasur në retorikë politike, por në punë serioze që për synim ka ndërtimin e një shoqërie tolerante”, pati thënë ai në OKB./MediaFokus/

