PZAP refuzon ankesën e Rufki Sumës, nuk ka rivotim në Han të Elezit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur lidhur me ankesën e kandidatit për kryetar komune në Han të Elezit, Rufki Suma, për anulim të procesit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në këtë komunë.

PZAP e ka pranuar pjesërisht si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur, Rufki Suma, dhe ka vendosur që Partisë Demokratike të Kosovës t’i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 10 mijë e njëqind euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Ndërsa, PZAP e ka refuzuar si të pabazuar pjesën e ankesës me të cilën është kërkuar anulimi i procesit të votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021, në Han të Elezit.

Sipas këtij vendimi, në Han të Elezit nuk do të ketë rivotim, ndërsa kryetar komune pritet të jetë Mehmet Ballazhi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)./Mediafokus.info/

VENDIMI I PLOTË