Qëllohen për vdekje dy persona në Gjermani
Dy persona janë vrarë në qytetin gjerman Espelkamp. Mediat gjermane raportojnë se autori qëlloi me armë zjarri ish-partneren e tij dhe vëllain e saj dhe më pas veten.
Ndërkohë, policia ka mohuar që autori të jetë vetëvrarë dhe thuhet se po punohet për ta kapur atë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugicë në Espelkamp, qytet me 25,000 banorë në verilindje të Nordrhein-Westfalen.
Ende nuk është dhënë identitei i viktimave dhe as i dorasit.

