Qëllohet me armë në një pushimore në Zhegoc

Persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të një objekti pushimi në Zhegoc. Rasti është cilēsuar ‘shkaktim i rezikut të përgjithshëm’.

Fsh. Zhegoc i Epërm, Gjilan 02.01.2022 – NN. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë në drejtim të objektit – pushimores së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dhjetë gëzhoja të fishekëve dhe dy predha brenda në pushimore. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)