4 milionë euro për familjet që humbën njerëzit e tyre nga COVID-19
Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për familjet që kanë humbur njerëzit e tyre nga pandemia COVID-19.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mënyra e aplikimit do të bëhet publike gjatë ditës.
Vendimi i plotë:
Qeveria ndan 12 milionë euro për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto masa kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë. 1 milionë euro kupon ushqimi për familjet në nevojë.

