Qeveria nuk e mbështet projekligjin për pandeminë
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është proceduar në Kuvend mendimi lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka paraqitur mendimin lidhur me nismën legjislative të Kuvendit të Kosovës për projektligjin për pandeminë, qeveria e Kosovës vlerëson se nuk e mbështet nismën nga disa deputetë për rregullim të ri ligjor me të cilin bëhet kufizimi të disa prej lirive të garantuara me Kushtetutë të Kosovës.
“E vlerëson të panevojshëm miratimin e projektligjit për parandalimin e pandemisë Covid-19 me arsyetimin e se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Konsideron se është Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik. Po ashtu vlerëson se angazhimet për rregullim ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë”, thotë Selmanaj.
Po ashtu është proceduar në Kuvend edhe mendimi lidhur Projektligjin për Masat e Përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë Covid-19, të arsyetuar nga zëvendëskryeministri Selmanaj.