Rafet Bajrami ishte një njeri i urtë dhe i ditur, aktivist dhe veprimtar, një mësues që do t’i mungojë vendit dhe popullit

Nijazi Musmurati

(Nga fjala ime e lexuar në mbledhjen e komemoracionit kushtuar të ndjerit Profesor Rafet Bajramit (1940-2025)

Të gjithë jemi të pikëlluar dhe të trishtuar se paska pushuar së rrahuri zemra e atdhetarit, intelektualit, bashkëveprimtarit dhe veprimtarit të palodhur, profesor Rafet Bajrami!

U shua edhe një njeri i urtë dhe i ditur, një aktivist dhe veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, një kuadër profesionist që do ti mungoj gjat popullit dhe vendit, një mësues dhe një profesor i cili la pas veti një biografi të begatë e të pasur në të gjitha fushat, një prind i shkëlqyer dhe një pedagog i pakrasueshëm, një intelektual i kompletuar dhe i pajisur me njohuri, qëndrime dhe parime të shëndosha, me itegritet të plotë dhe me taban kombtar, një edukator dhe arsimues shembullor, një anëtar dhe promotor i hershëm i lëvizjes shqiptare të kohës i cili zhvilloi aktivitet të gjithanshëm dhe la gjurmë të pashlyera në dobi dhe interes të çështjes madhore kombëtare!

Njerëzit si profesor Rafeti që lënë pas vetit vepra dhe veprimtari të bujshme nuk vdesin por gjithëher kanë lindje, sepse vetë vepra e tyre flet duke i kujtuar dhe pasqyruar veprën e tyre gjeneratë pas gjenerate.

Rafet Bajrami u lind më 5 gusht të vitit 1940 në Gjilan. Rrjedh nga një familje e njohur atdhetare dhe përparimtare e mulla Bajramit e shpërngulur rreth viteve 1900 nga Llashtica në Gjilan.

Në moshën 4 vjeçare mbeti pa babanë hafëz Rashitin, të cilin partizanët e OZN-ës më 1944 e kishin likuiduar bashkë me të vëllanë mulla Ymerin dhe nipin Esat Berishën, një jurist i rrallë dhe me famë i asaj kohe.

Qysh në atë kohë prindin e prof. Rafet Bajramit, hafëz Rashitin pushtetarët Jugosllavë e kishin etiketuar si armik të popullit të cilit i kishin plaçkitur tër pasurinë që dispononte me qëllim që ta varfëronin sa më shumë dhe ta zhbëjnë si familje.

Jetesa e anëtarëve familjes si dhe e prof. Rafetit u vështirësua jashtë mase ku një përkujdesje të jashtëzakonshme tregoi nëna Ajshe e cila ishte hogjoneshë e qytetit.

Rafet Bajrami shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët i kreu në Gjilan, shkollën Normale dhe fakultetin Gjuhë dhe letërsi shqiptare i përfundoi në Prishtinë.

Pas kryerjes së Normales në qershor të vitit 1960 me dekret të veqantë (i vetmi Rafet Bajrami) ishte caktuar të punoj jashtë komunës së Gjilanit në Mudripotok të Marecit të Novobërdës.

Në vitin1962 mësuesin Rafet e kishin diferencuar me pretekstin se kishte kënduar këngë nacionaliste pa cekur as vendin dhe as kohën sepse ishte fëmijë i armikut të popullit!

Profesor Rafeti gëzonte shumë autoritet dhe rrespekt të madhë te nxënësit dhe te mësimdhënësit e kolektivit të shkollës të cilët i kishin dalë në mbrojtje këmbëngulëse ndaj tij dhe në mungesë faktesh dhe informacionesh kishte shpëtuar kësaj radhe nga përjashtimi nga puna respektivisht shkolla.

Rafet Bajrami me shokë në pranverën e vitit 1962 kishin shkruar dhe shpërndarë parulla me përmbajtje bashkimi i Kosovës me Shqipërinë si dhe në shumë rrugë kishin ngjitur flamuj kuq e zi që valonin gjithënjë nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e grupit “Mujo Ulqinaku” grup ky i themeluar nga Rexhep Elmazi, Isa Bajrami dhe Rafet Bajrami, grup i cili në vitin 1964, iu bashkua LRBSH (Lëvizjes së Rinisë të bashkuar shqiptare) me të madhin atdhetarin e devotshëm Adem Demaçin në krye.

Tani në krye të lëvizjes kishin promotorin, patriotin, atdhetarin, udhëheqësin e madhë dhe të pa nënshtruar Adem Demaçi. Pas një kohe të veprimit ilegal të lëvizjes u zbulua.

Shumë veprimtarë të Lëvizjes nga të gjitha qytetet e Kosovës u dënuan me heqje lirie (me burg) kush më pak e kush më shumë ku në mesin e tyre ishte edhe prof. Rafet Bajrami.

Pas rënjës së Rankoviqit nga pozita gjegjësisht “dorëheqjes” së tij në plenumin e Brioneve më 1966 paksa u qetësua situata politike në dobi të shqiptarëve.

Në kët kohë profesori Rafet punoi në shkollën fillore “Musa Zajmi” e mëpastaj në shkollën Normale “Skënderbeu” me ç’rast edhe unë isha nxënës i profesorit Rafet, tani të ndjerit.

Pas shkollës Normale një kohë punoi edhe në Akademinë Pedagogjike.

Së fundit ishte këshilltar i gjuhës dhe letërsisë në Entin regjional të Gjilanit për përparimin e arsimit dhe edukimit.

Mirëpo, nuk vonoi shumë, siç thot populli “Ujku qimen e ndërron e zanatin se harron” u ç’faqën letra të Titos më 1970 njëra pas tjetrës dhe filloi me të madhe diferencimi i kuadrove shqiptare!

Në nëntor të vitit 1976 Rafet Bajramit iu ndalua të punoj në procesin edukativo arsimor me motivacion si i papërshtatshëm ideopolitikisht dhe shumë të tjerëve.

Profesorit të nderuar pas mohimit të së drejtës për të punuar në Arsim iu dasht të punoj në Elektrokosovë të Gjilanit deri në vitin 1991 kur u bë edhe përjashtimi masiv i shqiptarëve nga puna.

Ndërsa në vitet e ’90-ta kur shkolla shqipe punonte jasht sistemit arsimor Jugosllav profesori rifilloi punën e këshilltarit arsimor duke punuar deri në shtator të vitit 1999.

Në vitin 1990 ishte edhe udhëheqës komisionit për të drejtat e njeriut si dhe anëtar nderi i KMDLNJ në Prishtinë.

Unë, Njazi Musmurati pata fatin të jem nxënës i Profesor Rafet Bajramit në shkollën Normale”Skënderbeu”.

Të ishe nxënës i prof. Rafetit ishte fat sepse nga ai merje një edukatë dhe arsimim cilësor.

Me profesorin Rafet tani i ndjerë, zhvilluam aktivitete të ndryshme politike para lufte dhe pas saj.

Profesorin Rafet gjithëher e kishim në mesin tonë duke na ndihmuar me shpirt dhe zemër.

Ishte nderë dhe privilegj të jeshë nxënës i një profesori si Rafet Bajrami i cili te ne nxënësit ka lënë mbresa dhe përshtypje të jashtëzakonshme të një edukatori dhe një pedagogu të shkëlqyer.

Gijithëher ishte i përgaditur për mësim, shpjegonte aq ëmbël sa ne nxënësit nuk kishim asnjë hapësirë të mos e dëgjonim me vëmendje, kurreshtje dhe përkushtim.

Modest dhe pedant në orë të mësimit, i urtë dhe i afërt me të gjithë, ishte bashkëpunues dhe jo përjashtues.

Punën, mundin, sakrificën dhe vuajtjen tuaj dhe të familjes profesor i nderuar nuk mund ti shpërblej asgjë përveq lirisë të arritur dhe shtetit të lirë të Kosovës në të cilin keni hise të pakontestueshme.

Pra, kjo liri e arritur është edhe kontribut i pa mohueshëm i punës tuaj me shokë, i luftëtarëve të rënë për liri dhe i UÇK-ës.

Profesor i nderuar dhe shumë i rrespektuar Rafet! Pusho i qetë në tokën e lirë të Kosovës për të cilën punove dhe kontribove sëbasku me familjen tuaj të shenjtë dhe të çmuar, të ngushtë dhe të gjërë!

Profesor i nderuar Rafet, sot po ndahemi vetëm fizikisht nga ju, por gjithëher do të qëndrosh prore në zemrat dhe mendjet tona duke ju përkujtuar si një njeri frytdhënës, i urtë, i punës dhe sakrificës!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesorin e nderuar Rafet! Lavdi!