Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet, montazhet denigruese dhe kërcënimet që, sipas tij, po përballet gazetari Lirim Mehmetaj.

Ai ka paralajmëruar se trajtimi i gazetarëve si armiq dhe shënjestrimi i kundërshtarëve politikë mund të dëmtojnë themelet e demokracisë, duke theksuar se pasojat e një procesi të tillë do t’i bartë e gjithë shoqëria.

“Sot mund të jetë gazetari. Nesër kundërshtari politik. Pasnesër secili qytetar që guxon të mendojë ndryshe!”, ka shkruar Rama.

Në reagimin e tij, Rama ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke vlerësuar se liria e fituar me shumë mund po minohet në dimensione të ndryshme.

Ai ka bërë thirrje që të kuptohet rëndësia e ruajtjes së demokracisë dhe e të drejtës së secilit qytetar për të shprehur mendimin e tij pa frikë.