Ramushi ndihet krenar që KF Arbëria u shpall kampion në grupmoshën U17
Ikona e futbollit kosovar, Ismet Ramushi, është shprehur të jetë i lumtur që KF Arbëria është shpallur kampion i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, për grupmoshat U17, raporton Mediafokus.info.
Ramushi, që është trajner i këtij klubi, tha se është krenar krenar për suksesin e KF Arbëria.
Ja njoftimi i Ismet Ramushit, ne profilin e tij ne Facebook:
SHF Arbëria kampion me grupmoshën U17
Jemi njoftuar zyrtarisht nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan që edicioni 2019/20 ka pëfunduar për shkak të përhapjes së “COVID-19”.
Me këtë rast Shkolla e Futbollit “Arbëria” shpallet kampion me grupmoshën e 17 vjeçarëve, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës ka njohur meritat e renditjes tabelare dhe me ç’rast ishim në pozitën e parë në këtë grupmoshë edhe jemi kampion.
Jam shumë krenar dhe i lumtur për këtë. Falenderoj së pari prindërit për besimin që patën për t’i dërguar fëmijët e tyre në SHF “Arbëria”, pastaj futbollistët për gjithë mundin e dhënë, disiplinën dhe sakrificën e treguar.
Bashkëpunëtorët, donatorët dhe përkrahësit e vazhdueshëm të Shkollës së Futbollit “Arbëria” kanë vend të veçantë në këtë pjesë, ndaj dua që t’i falenderoj nga zemra.
Falenderoj gjyqtarët, delegatët, doktorët e ndeshjeve dhe kundërshtarëve për lojën fer dhe korrekte të treguar gjatë kampionatit.
Shumë shpejtë do të vijmë me një njoftim në lidhje me zhvillimin e seancave stërvitore.
Ju falenderoj edhe njëherë përzemërsisht!
I juaji, Ismet Ramushi
/Mediafokus.info/


