Ramushi prapë kryeministër!

Vonesa në formimin e qeverisë, po shoqërohet edhe me nga pak ironi e batuta në publik. Një e tillë, është edhe kjo mes dy miqve, të cilën e ka postuar një mërgimtar me emrin Adem Gashi e ku konstatohet se gjendja atje është e keqe.

Ky është postimi dhe më poshtë biseda mes dy “çunave”;

Se zgjedhjet e 6 tetorit kanë kaluar çdo kufi të normales, për këtë besoj shumica jemi bindur. S’mund të quhet as shaka, sepse është përtej shakasë, as humor, more edhe cirkusllëkut ia ka kaluar …

Neve në diasporë na intereson do gjë që ndodh në vendlindje dhe jo vetëm nga mjetet elektronike të informimit, por shpesh mundohemi të dimë për gjendjen politike në vendlindje edhe duke biseduar me njerëz, pra për të marrë informata nga dora e parë.

Sot fola me një shokun tim të fëmijërisë, me të cilin njëri-tjetrin e quajmë ”çun”. S’do mend se folëm edhe për politikën …