Raportohet se Kurti ia kërkoi dorëheqjen Gërvallës, Faton Peci e mohon

Të dielën mbrëma u raportua se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, duke i thënë asaj se mund të mbajë vetëm pozitën e zëvendëskryeministres.

Por këtë e ka mohuar kategorikisht Ministri i Bujqësisë dhe zyrtari i Partisë Guxo, Faton Peci, në një përgjigje për Gazetën Express.

Krejtësisht e pavërtetë”, ka thënë Peci.

Sipas portalit Insajderi, Kurti po kërkon riformatim të qeverisë dhe ka kërkuar dorëheqjen e Gërvallës. Arsyet thuhet të jenë “skandalet e vazhdueshme” të Gërvallës