Rast tragjik, vdes një person në vendin e punës

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një person ka vdekur në vendin e punës.

Rastin për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ky i fundit ka bërë të ditur se më saktësisht, rasti ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë.

Sinjali ka mësuar ndërkaq se viktima është Beqir Vokshi, rreth 43-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime fatale në vendin e punës.

Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët dhe kolegët.