Razije Musa: Mos ngurroni të huazoni, është kulturë
Infermierja-mami, ndër më të njohurat në Kosovë, Razije Musa, ka porositur nënat kosovare që të huazojnë rroba për fëmijët, marrë parasysh standardin e ulët të jetesës në shtetin tonë.
“U bëjë apel që ta instaloni kulturën e huazimit dhe të ndihmoni njëra tjetren, por gjithashtu kjo kulturë të instalohet edhe te fëmijët gjatë rritjes”, ka shkruaj ajo, shkruan portali Mediafokus.info.
Ja mesazhi për nëntat i Razije Musës:
Të dashura nana, kohë më parë kam shkruar sa sa bukur është kur lirohemi nga çdo kompleks dhe mendojmë vetëm për mirëqenien e fëmijëve.
Në numër të madh ju shoh të preukupuara me gjërat e bebes, më pyesni për karroca, rrobat, krevate etj.
Kur ju them që të shihni mundësinë e huazimit kryesisht marr reagime negative. Nëse keni motër, shoqe apo ndonjë të afërm që ka lindur para jush dhe ofrohet t’ua huazoj gjërat e përdorura, mos nguroni t’i merrni.
Mos u ndikoni nga rrjetet sociale dhe fotografitë e bukura, e rëndësishme është që fëmija të ketë rehatinë dhe higjienën e duhur.
Prandaj, bëjë apel ta instaloni kulturën e huazimit dhe të ndihmoni njëra tjetren, por gjithashtu kjo kulturë të instalohet edhe te fëmijët gjatë rritjes.
Ju mund të keni paratë e botës dhe është e kuptueshme të shpenzoni, por për standardin e Kosovës, për shumicën prej neve nuk qëndron kjo prandaj mendoj se duhet të punojmë fort që të lehtësojmë jetën e njëri tjetrit.
HUAZIMI ËSHTË KULTURË E KULTURA ËSHTË PASURI 😊
Me dashuri, Razija

