Reagon vajza e Migjen Kelmendit: Nuk jam më pjesë e diplomacisë kosovare
Raportimet e një mediumi kosovar se “Thaçi e rehatoi në diplomaci edhe vajzën e Migjen Kelmendit”, ka reaguar Tefta Kelmenti, raporton Mediafokus.info.
Përmes një reagimi në profilin e saj në Facebook, Tefta Kelmendi e ka demantuar lajmin, duke thënë se nuk është më pjesë e diplomacisë kosovare.
Reagimi i plotë i saj:
DEMANT: UNE NUK JAM ME PJESE E DIPLOMACISE KOSOVARE
Tash disa muaj, gazetare jo profesioniste dhe media me qellime te pastra politike e tendencioze, shperndajne informata te pasakta per mua dhe perdorin emrin dhe portretin tim per te sulmuar subjekte e personalitete politike.
Une i kam sherbyer institucioneve dhe vendit tim qe nga viti 2013, ne funksione te ndryshme, perfshire edhe detyra ne sherbimin e jashtem, ne pajtim te plote me rregulloret dhe ligjin. Pra, te gjitha lajmet me tituj tendencioz jane shpifje, te pasakta dhe te pabazuara ne gjendje faktike. Per qartesim te opinionit deklaroj se une nuk jam me pjese e misionit diplomatik ne Paris.
Kerkoj nga gazetaret t’i permbahen kodeksit gazetar dhe t’i verifikojne te dhenat me te cilat manipulojne. Ne te kunderten, obligohem te ndermarr hapa shtese per te mbrojtur te drejtat e mia.