Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Francë

Franca ka shënuar rekord rastesh të reja pozitive me COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

Të shtunën u raportuan 10.561 raste të reja me virusin që e gjunjëzoi botën, në 24 orët e fundit.

Sipas mediave franceze, ky është një rekord i ri negativ, me Francën që arrin shifrën e 10.000 rasteve të reja në ditë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë./Mediafokus.info/