Reperi shqiptar vendos të heqë dorë nga muzika, publikon albumin e fundit

2po2, pas 16 viteve karrierë, nxorri në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “AUTHENTIC”, i cili që në momentin e publikimkit, korri një sukses të jashtëzakonshëm.

Besnik Aka 2po2 është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

Dhe pas 30 vitesh karrierë, 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika.

“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.