Rexhep Selimi: Qëndrimi i Shkëlzen Gashit nuk e rrezikon UÇK’në, e rrezkojnë komandantët

Ish-komandanti i UÇK’së, Rexhep Selimi, ka thënë se distancohet nga deklarata e Shkëlzen Gashit, por tha se ai nuk e rrezikon UÇK’në, raporton Mediafokus.info.

Sipas tij, UÇK’në e rrezikojnë më shumë ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale, përfshirë edhe komandantët.

“Nuk kam nevoj ta mbrojë UÇK’në nga Shkëlzen Gashi dhe njëkohësiht nuk është e rrezik UÇK’në nga ai. UÇK rrezikohet nga ata që e kanë votu Gjykatën Speciale, përfshirë edhe komandantët”, ka thënë Selimi për RTV Dukagjini.

Më e rrezikshme, sipas Selimit, ka qenë deklarata e publicistit Baton Haxhiu, i cili tha kërkoi amnisti për dyja palët për krimet në Kosovë, serbët dhe shqiptarët./Mediafokus.info/