Rezultatet dhe statistikat e 24 orëve të fundit me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
– Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
– Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
– Në total numri i rasteve aktive është 176.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni duke klikuar KËTU

