Rikthehen kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.
Gjatë kësaj kohe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunimin e të dhënave të drejtuesve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
Udhëtarët që e shfrytëzojnë pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi duhet të paraqesin dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht do të bëhet përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.
Qytetarët vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë proces pasi, shprehen për lëvizje të lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

