Rikujtim: Enver Muja ishte kryeshefi i parë ekzekutiv i komunës së Gjilanit
Enver Muja, ish-kryeshefi i parë i Komunës së Gjilanit, pas luftës, iku nga kjo botë para 11 vitesh.
Në këtë përvjetor, atë e kanë rikujtuar vajza e tij Jehona, e cila e kanë ndjerë shumë mungesën e babait, në gjithë këto vite.
“Babi, 11 vite pa ty janë një jetë e tërë dhimbje”, ka shkruar ajo.
Enveri ka qenë njëri prej themeluesve të arkës së shtetit, njëri prej bashkëthemeluesve të Këshillit për Vetëfinancim e më vonë edhe si kryeshef ekzekutiv, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike dhe institucionale në Gjilan.
Enveri është shquar për qetësinë dhe urtësinë e tij, por mbi të gjitha për bashkëpunim dhe për profesionalizëm.
Ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë mbi vete detyra dhe t’i ndajë ato me të gjithë kolegët e tij, për t’i realizuar për një qëllim të përbashkët.
Me ligjin e ri për qeverisjen lokale, Komunat nuk kanë më kryeshef ekzekutiv. /Mediafokus.info


