Rikujtim: Ergin Sherifi bashkëjetoi me sportin dhe drejtësinë sportive

Prej një viti nuk jeton më Ergin Sherifi, ish basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.

Në kohët e vështira, ai ishte edhe gjyqtar (1986-1990) dhe njihej për respektin e jashtëzakonshëm që gëzonte.

Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.

Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues.

Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje.

Ergin Sherifi do të përkujtohet përherë në Gjilan si një figurë e rëndësishme sportive dhe një ish-basketbollist i shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha si një indidvid me një kulturë të lartë qytetarie. /Mediafokus