Rocco Vata, shqiptari që luajti kundër Kosovës me Irlandën

Rocco Vata ishte një nga futbollistët më të veçantë në fushë gjatë ndeshjes mes Irlandës dhe Kosovës, e fituar 3-0 nga irlandezët, shkruan express.

Sulmuesi 21-vjeçar, i lindur në Glasgow dhe djali i ish-futbollistit shqiptar Rudi Vata, pati një përballje interesante me lojtarët e Kosovës.

Vata, i cili përfaqëson Irlandën, tregoi se kishte kuptuar gjithçka që futbollistët kosovarë i kishin thënë gjatë ndeshjes, pasi e njeh gjuhën shqipe.

“Kur isha në zonë dhe po përpiqesha ta shpërqendroja portierin, disa prej tyre kishin diçka për të më thënë. Unë i kuptova. Më thanë: ‘Ti je shqiptar’ dhe pastaj më shanë. Unë u thashë: ‘Po, s’ka problem’. Pas ndeshjes, njëri prej tyre erdhi dhe kërkoi falje”, tregoi Vata për mediat irlandeze, përcjell “Gazeta Express”.

Ai u inkuadrua në minutën e 84-t dhe e përshkroi paraqitjen e tij të parë në stadiumin Aviva si një moment shumë të veçantë.