Roli i Xhafer Devës duhet të shihet në kontekstin kohor

Izmi Zeka – historian

Për mjerimin tonë dhe dijen që kemi, këto ditë, prej analistëve e deri te ata që nuk kanë fare njohuri, flasin për proceset historike e në këtë rast për Xhafer Devën.

Pa dyshim se Xhafer Deva është personalitet kontravers i Luftës së Dytë Botërore.

Desha vetëm të skicoj se vendin në histori për të ia dhënë dikujt duhet të shikohet konteksti kohor, rrethanat ndërkombëtare dhe çka është më e rëndësishme duhet të shikohen dokumentet arkivore mbi veprimtarinë e tij.

Andaj lini historianët të shqyrtojnë, diskutojnë dhe të japin fjalën përfundimtare. Apo më ekzakt institucionet e historisë së Kosovës.

Një argument po e jap që ngjarjet në këtë kohë duhet të shihen nga prizmi i luftës për çlirim e assesi bindjet ideologjike, qoftë në Kosovë apo Shqipëri.

Mos i ngatërroni bindjet me luftën për liri.