Rozeta Hajdari thotë se deklarata e saj për reciprocitetin “u keqinterpretua”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar sot se ka thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por pas kësaj, ministrja Hajdari përmes një publikimi në Facebook theksoi se deklarata e saj e dhënë sot në konferencën rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës lidhur me vendosjen e masave të reciprociteti është keqinterpretuar.

Hajdari tha se nuk ka thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por deklaron se ka thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

“Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin.Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve”, tha Hajdari, transmeton lajmi.net.

Tutje ministrja Hajdari shtoi se reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve.

Ministrja Hajdari tha se reciprocitetin nuk e shohin si armë hakmarrje.

“Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave”,shtoi ajo.